Molliqaj: Astriti nuk ka vdekur në spital, ëshë dërguar i vdekur në spital. Kjo është e vërteta!

Molliqaj: Astriti nuk ka vdekur në spital, ëshë dërguar i vdekur në spital. Kjo është e vërteta!

Molliqaj tha se Dehari nuk ka vdekur në spital, por ai është dërguar i vdekur në Spitalin e Prizrenit.

“Astriti nuk ka vdekur në spital, Astriti ka shkuar i vdekur në spital. Kjo është e vërteta”, tha Molliqaj.

Molliqaj, tutje theksoi se Dehari para një jave kishte bërë analizat shëndetësore në burg dhe asnjë problem shëndetësor nuk ishte konfirmuar nga këto ekzaminime. Sipas tij, Dehari nuk kishte marrë medikamente derisa qëndronte në burg.

” Astriti para një jave i ka bërë analizat në burg  dhe u konfirmua se nuk vuan nga asnjë problem. Si u bë që vdiqën nga medikamentet në burg derisa ai nuk ka marrë asnjë medikament në burg?”, ishte një ndër pyetjet e Molliqajt.

Molliqaj theksoi se deklaratat kundërthënëse të organeve kompetente janë për t’u hetuar. C

Duke thënë se dita e djeshme ishte një ndër ditët më të vështira në jetën e tij dhe të aktivistëve të VV-së, Molliqaj tha se përgjegjësia për vdekjen e Deharit i takon institucioneve. /Periskopi/

Shpërndaje në: