Molliqaj: Brenda Qeverisë është një frikacak që s’ka as shokë as shoqe

Molliqaj: Brenda Qeverisë është një frikacak që s’ka as shokë as shoqe

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO. Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.

Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

“Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO.  Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, tha Molliqaj.

Ndër të tjera kryetari i PSD-së e ka cilësuar si frikacak kryeministrin e Kosovës. Ai tha se Kurti nuk ka as shok e as shoqe për të punuar.

“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen.  E bash që është tutc është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për me punu, ka veç instrumente me i përdor, por vetëm armiq për me i luftu”, tha ai.

Shpërndaje në: