Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e VV’së, me insistimin e Albinit ia mundësuam me i kthy kapak-kapak

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e VV’së, me insistimin e Albinit ia mundësuam me i kthy kapak-kapak

Dardan Molliqaj i PSD-së ka thënë se sa ishte ai sekretar i VV-së ja kishte ndaluar beneficionet Durmishit, Aliut dhe Xhelal Sveçlës.

Ai tha se në kohën kur Durmishi ishte drejtues i Financave ka dal në minus kur e bëntë dorëzimin, kështu pas insistimit të Albin Kurtit i është mundësuar Durmishit që t’i kthente paratë kapak kapak.

“Kur jam bo sekretar i VV-së në vitin 2011 jau pata ndal beneficionet dhe u patën tranu, Hysen Durmishit, Xhelal Svecles dhe Liburn Aliut. Hysen Durmishi ka qenë drejtues i Financave, dhe kur e ka bërë dorëzimin e Financave, e ka bërë me letra në xhep dhe ka dalë minus dhe pastaj ja kemi toleru me insistimin e Albinit me i kthy kapak kapak. Përdorshin kerret e partisë, kishim shumë pak kerre”, tha Molliqaj.

Molliqaj ka folur edhe për raportimet se ka pasur përleshje fizike mes ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi ka treguar se në kohën kur ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, Aliu kur nervozohej i rrotullonte tavolinat, ndërsa Durmishi shante.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk ka informata që ka ndodh një përleshje e tillë, mirëpo thotë se ka besuar që një gjë e tillë mund të ndodhë, kjo për shkak që thotë se e ka të ditur mënyrën se si ata funksionojnë.

“Si e kom ni e kom besu, jo pse kam informata. Liburni krejt kush e njohin e dinë se si ta kap naj siklet shkon i rrotullon do tavolina e Hyseni e shan qeshtu. Kom pas kësi histori me ta në VV, sa herë është dasht me i ndal”, tha Molliqaj.

Shpërndaje në: