Molliqaj i reagon Kurtit: Të gjithë njëjtë nuk është drejt

Molliqaj i reagon Kurtit: Të gjithë njëjtë nuk është drejt

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me shifrën e mjeteve që ai bëri të ditur sot se do t’ua ndajë qytetarëve të Kosovës në kuadër të pakos së rimëkëmbjes.

Molliqaj shkruan se në këtë formë siç po bën Qeveria Kurti, nuk mund të trajtohen të gjithë njëjtë, njofton klankosova.tv.

”Të gjithë njëjtë nuk është drejt!

Një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet 180-200 euro në muaj. Ata do t’i ndihmon njëjtë sikur menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro. Të gjithë nga 100 euro.

Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj.

As kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk na ndikon njëjtë. Trajtimi i njëjtë i njerëzve që janë në situata aq të ndryshme e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave”.

Shpërndaje në: