Molliqaj ia kujton Kurtit deklaratat për rrymën: Kur i ndërron bindjet, normalisht se i ndërron edhe premtimet

Molliqaj ia kujton Kurtit deklaratat për rrymën: Kur i ndërron bindjet, normalisht se i ndërron edhe premtimet

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për rrymë të vitit 2019, në kohë fushate, shkruan Periskopi.

Më datën 26 shtator 2019 kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se çmimi i rrymës do të ulej, ndonëse nuk mund të jepte përgjigje të saktë se sa do të ulej ai. Po ashtu, ai tha se që nuk do të paguanin me buxhetin e Kosovës rrymën për ata që s’e paguajnë, duke aluduar tek qytetarët në veri të Kosovës.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook i ka kujtuar premtimet e Kurtit në lidhje me energjinë elektrike.

Ai ndër të tjera shprehet se nuk kishte se si të përfundonte ndryshe.

“Kur i ndërron bindjet, normalisht se i ndërron edhe premtimet”, përfundoi Molliqaj./Periskopi.com/

Postimi i plotë:

Premtonte ulje të çmimeve të rrymës, tash i rritë ato.

Premtonte që nuk do t’ua paguaj rrymën serbëve të veriut, tash po ua paguan.

Premtonte rishikim të procesit të privatizimit të distribucionit të KEK-ut, tash me taksat tona po ia paguan 120 milion euro humbje KEDS-it.

Premtonte ndjekje penale për privatizuesit e distribucionit, por e bëri Mimoza Kusarin shefe të grupit parlamentar të partisë.

Kur premtonte ulje të çmimeve atëbotë, njëmend ka besuar se çmimet janë të larta. Sikurse tash kur i rritë çmimet që beson që ato janë të ulëta.

Nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Kur i ndërron bindjet, normalisht se i ndërron edhe premtimet.

Shpërndaje në: