Molliqaj: Kurdo që vjen, Trendafiloven e presim me protestë

Molliqaj: Kurdo që vjen, Trendafiloven e presim me protestë

Dardan Molliqaj nga PSD ka thënë se kryetaren e Gjykatës Speciale do ta presin me protestë në Kosovë, kurdo që ajo vjen.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk heqin dorë nga mbajtja e protestës, pavarësisht se ajo e ka shtyrë vizitën e saj në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Trendafiloven e presim me protestë

Kryetarja Ekaterina Trendalifova, anuloi vizitën e saj. Por cili është qëllimi apo kuptimi i takimit të një gjykate me shoqërinë civile? Tejet e çuditshme, apo jo? Gjykata Speciale tashmë as nuk po fshehet prapa drejtësisë. Ajo ka filluar të merret me imazhin e saj. Po bënë politikë.

Gjykata Speciale ka nisur tash e 7 vite. Me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racist që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

Por sido që të rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë. Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova.

Tendecave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike do t’u përgjigjemi pa hezitim. Me rezistencë.

 

 

 

Shpërndaje në: