Molliqaj: Kurti me mafian e ndërtimit të Ferizajt e ka zgjedhë Vjosa Osmanin presidente

Molliqaj: Kurti me mafian e ndërtimit të Ferizajt e ka zgjedhë Vjosa Osmanin presidente

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Albin Kurti s’ka të drejtë të flasë për legjitimitet  e pazare, kur vet ka bërë pazare me mafi të krimit për zgjedhjen e presidentes, transmeton Periskopi.

Molliqaj e ka fjalën për rastin kur ish-deputetja e PDK’së, Adelina Grainca kaloi në VV dhe e votoi Vjosa Osmanin për presidente dhe se Kurti ka bërë pazare me familjarët e Graincës për këtë gjë.

‘’Ky po thotë që kushdo që është ndërtues edhe s’është tu punu me mu, i ndershëm e i pandershëm, është mafi. Në Marigona, ministir i tij ka banesë, presidentja shpi, shefi i kabinetit dy banesa’’, tha ai në Debat Plus.

‘’Ose le të thotë cila kompani ose le të tërhiqet nga kjo. Ky e ka me i shantazhu bizneset Kurti ka më së paku të drejtë. E ka zgjedh presidenten me mafian e ndërtimit. Ky është bashkëpunuesi kryesor, ka hi në sallën e Kuvendit, është zgërdhi. Sa ka legjitimitet me folë për krim e korrupsion’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: