Molliqaj: Kurti sillet rreth Asociacionit, ai është qendra dhe thelbi i tij

Molliqaj: Kurti sillet rreth Asociacionit, ai është qendra dhe thelbi i tij

Prapa tensioneve në veri të Kosovës, sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, qëndron çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Molliqaj, tha se kryeministri “Kurti sillet rreth Asociacionit. Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij”.

“Kjo është analiza e jonë, jo informatë prej ndokujt. Edhe kësaj here kështu ndodhi, e zbuloi Escobar. Drafti paska qenë qysh moti në tavolinën e Kurtit. Escobar tregoi se Kurti e paska, por nuk po e publikon draft-statutin. Publiku pra, kjo është çështje. Si t’ia bëjmë një veshje heroike fundit të një procesi që e vulos zvetënimin e krejt çfarë ishte dhe përfaqësonte?”, ka thënë ai.

Sipas Molliqaj, Asociacioni që e ka në dorë Kurti, përmban autonomi.

Shpërndaje në: