Molliqaj: Nëse nuk tërhiqet Konjufca, VV tregon se pozitat i ka më të rëndësishme se shtetin

Molliqaj: Nëse nuk tërhiqet Konjufca, VV tregon se pozitat i ka më të rëndësishme se shtetin

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate thotë se koalicioni LDK-VV është koalicion i zorit, shkruan Periskopi.

“Ky do të jetë vetëm koalicioni i zorit sepse të dy partitë e futën vetën në kurth, cilido veprim nuk do ti qes me faqe të bardhë”, u shpreh ai.

Sipas Molliqaj LDK dhe VV janë parti të ndryshme duke thënë që marrëveshja LDK-VV nuk është parë si e lehtë e as që do të bëhet shpejt.

Ai mendon që ky koalicon mund të arrihet vetëm nëse njëra nga këto parti heq dorë nga vetëvetja

“Mund të arrihet po heqi dorë njëra nga vetëvetja e cila do të heq nuk dihet”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ndërsa si zgjidhje të duhur në këtë ngërç Molliqaj thotë së do të ishin zgjedhjet.

Tutje Molliqaj ka thënë se nëse nuk dorëhiqet Glauk Kojufca nga posti I kryetarit të Kuvendit atëherë tregohet se janë pozitat janë më të rëndësishme se vendi.

“Nëse nuk dorëhiqet Glauk Konjufca kjo tregon se pozitat janë më të rëndësishme se vendi”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: