Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

 Kryetari i PSD-së, Dardan Mollqaj, para protestuesve ka bërë thirrje që vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës të hudhet poshtë.

Ai ka thënë se s’do ta lejojnë që vendimi të kalojë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

Molliqaj poashtu ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa vendimi të kthehet mbrapa.

“Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.

Shpërndaje në: