Molliqaj nuk përjashton koalicion me Vetëvendosjen, por jep vija të kuqe për PDK-në

Molliqaj nuk përjashton koalicion me Vetëvendosjen, por jep vija të kuqe për PDK-në

“Ne nuk kemi problem inatesh, nëse krijohen rrethanat për me bashkëpunu pse jo, ne jemi të mbyllur vetëm me PDK-në”.

Kështu tha deputeti i PSD-së e dikur sekretar i LVV-së, Dardan Molliqaj i cili nuk përjashtoi asnjë mundësi me koalicion zgjedhor apo parazgjedhor me parti të tjera, përfshirë LVV-në

Ai ka thënë se si PSD preferojnë të hynë vet në zgjedhje për të parë fuqinë e tyre politike, por ka thënë se përjashtim për koalicion kanë vetëm me PDK-së.

“Po bashkëpunim për tema që nuk janë interes i joni dhe nuk janë ndarje kulaçi me pushtet me PDK-në, të tjerët e kanë ndarje kulaçi nëse ka interes e qëndrime të njëjta”, ka thënë ai, raporton Periskopi. /Periksopi

Shpërndaje në: