Molliqaj pas vendimit të Apelit: Bordi i ZRRE’së të japë dorëheqje të menjëhershme

Molliqaj pas vendimit të Apelit: Bordi i ZRRE’së të japë dorëheqje të menjëhershme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ishte i zëshëm kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës ka thënë se pas vendimit të Apelit pushtetit i kanë humbur edhe argumentet e fundit që kishin.

Molliqaj ka shkruar se rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve ndaj shfrytëzimit si dhe ka kërkuar që bordi i ZRRE-së të japë dorëheqje.

“Gjykata e Apelit rikonfirmon shkeljen ligjore që ZRrE ka bërë me vendosjen e tarifave më të shtrenjta të energjisë elektrike. Pushtetit i humbën edhe argumentet e fundit që i kishin. Për faj të tyre qytetarët u shfrytëzuan. Vetëm që të ruhet profiti i një kompanie u shkel edhe ligji. Rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve dhe e rezistencës ndaj shfrytëzimit. Tash, hapi i i parë tutje është dorëheqja e menjëhershme e bordit të ZRrE-së”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në: