Molliqaj pasi u lirua nga Policia, nuk flet për arrestimin e tij por e kthen vëmendjen tek protesta e veteranëve

Molliqaj pasi u lirua nga Policia, nuk flet për arrestimin e tij por e kthen vëmendjen tek protesta e veteranëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pasi u lirua, e ka rikthyer vëmendjen tek protesta e sotme të OVL UÇK-së, pa e përmendur arrestimin e tij të dhunshëm nga Policia.

Molliqaj thotë se rezistenca e veteranvve është burim shprese, përcjell Periskopi.

“Rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin”, tha ai.

“Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pak lëkundur”, shtoi ai.

Ai shtoi se cdo pension nën pagën minimale nuk është i mjaftueshëm për kushte bazike të jetesës.

“Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive. Qëndresa vazhdon”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Molliqaj u arrestua nga Policia e Kosovës, pas një urdhërarresti nga Gjykata, kurse aktivistët e tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Korab Korça, dhe Gëzon Kastrati, janë arrestuar, sipas Policisë për shkak të ndërhyrjes në punën e tyre./Periskopi

Shpërndaje në: