Molliqaj përgjigjet ndaj padisë së Konjufcës: Jam i lumtur dhe i gatshëm që betejën ta vazhdojmë në Gjykatë

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj i PSD-së është shprehur i lumtur që “betejën” për shpifje do të vazhdojë me kolegët nga Vetëvendosje në Gjykatë.

Ai është përgjigjur ndaj padisë që Konjufca e ka bërë ndaj tij për shpifje, ngase Molliqaj e kishte quajtur “pjesëtarë të SHIK-ut”.

“Jam shumë i lumtur dhe i gatshëm që betejën me ba në Gjykatë, shpresoj që të jenë të hapura seancat. Mirë që më ka padit. Senaca le të jetë publike dhe jo e mbyllur. Kërkoj nga Gjykata që të gjithë njerëzit që kanë bashkëpunu në SHIK, Gjykata me na rujt edhe me thanë qeta janë. Çkado që kam thënë në Kuvend është e vërteta në këtë proces. Për opinionin publik, unë e kisha ftu edhe në debat televiziv. Gjithë ata që kanë diçka me fshehë i ikin debateve televizive, por unë do të flas në Kuvend për shkak se ata janë aty. Do të kisha fol edhe sonte, por nëse ata nuk vijnë unë nuk flas. Kudo që ata janë përballë meje unë flas dhe e vërteta do të dalë. Kjo shoqëri ka nevojë me ditë kush ka qenë SHIK. Deklaratat e mia janë të qëndrueshme dhe ai[Glauk Konjufca] absolutisht ka qenë në SHIK. Unë jam i gatshëm me fol, por ata nuk janë të gatshëm. Pse Glauk Konjufca vjen para një viti dhe nuk vjen tash, pse nuk vjen të përballet tani? Nuk ka guxim që të përballet me të vërtetën”, ka thënë Molliqaj në “Rubikon” të KTV-së, raporton Periskopi. /Periskopi

Shpërndaje në: