Molliqaj provokon aty ku u dhemb PDK-së e LDK-së (Foto)
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ua ka përkujtuar partive konkurente rezultatet e sondazhit të Institutit Demokratik të Kosovës, ku 27 për qind të votuesve që votojnë për herë të parë thanë se do ta votojnë VV-në.
Molliqaj, në Facebook ka shkruar se në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, këta të rinj do ta bëjnë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës, shkruan Periskopi.
Shkrimi i plotë i Molliqajt:
A ka më mirë se me votën e parë në jetë ta bësh ndryshimin?
Në këto zgjedhje, mijëra të rinj do të votojnë për herë të parë. Në mungesë të vendeve të punës, të rinjt tanë po e lëshojnë vendin për të bredhur rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë.
Në një studim të bërë nga KDI para gjashtë muajsh, 27% e të anketuarve që do të votojnë për herë të parë deklaruan se do të votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Më 11 qershor, këta të rinj do ta bëjnë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.




