Molliqaj: PSD ka legjitimet, 12 deputetët më të votuar të VV-së u bashkuan me ne

Molliqaj: PSD ka legjitimet, 12 deputetët më të votuar të VV-së u bashkuan me ne

Dardan Molliqaj i është përgjigjur kërkesave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilës pas afrimit të tyre kanë kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme për të dëshmuar legjitimitetin politik të partive përfshirë PSD-në që sipas tyre ka vota të VV-së e jo të tyre.

Molliqaj ka folur me shifra duke thënë se nga 10 personat më të votuar të vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara parlamentare , 7 prej tyre kanë kaluar në PSD.
“Na kemi marrë votat edhe si individë”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, raporton Periskopi.

Ai ka komentuar edhe rezultatet e sondazheve që prej zgjedhjeve të kaluara duke thënë se VV është në 11 pikë më ulët sesa që ka qenë.

“32 ka qenë në qershor pas zgjedhjeve 2017 e tash është 21. Me humb 11 pikë e me dalë me thanë jemi të parët, kjo është naivitet për ata që dinë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka komentuar edhe pozitën e LDK-së duke thënë se ka rënë për 8 për qind nga qershori i 2017-ës.
Sipas tij PSD ka trend të rritjes në përqindje sipas sondazheve të fundit. /Periskopi

Shpërndaje në: