Molliqaj: Vetëvendosje u shndërrua në një sekt që i shërben vetëm Albin Kurtit

Molliqaj: Vetëvendosje u shndërrua në një sekt që i shërben vetëm Albin Kurtit

Dardan Molliqaj i PSD-së ka vazhduar komentet në lidhje polemikat me Vetëvendosjen. Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Adriatik Kelmendi, ka folur për dallimet politike me ish –subjektin në të cilin ka qenë sekretar.

Derisa ka thënë se ende mban qëndrimet e njëjta që i ka mbajtur edhe në VV. Sipas tij dallimet politike kanë filluar për “Zajednicën” si dhe koalicionin e mundshëm me PDK-në për të cilën thotë se ka vija strikte kundër ndarjes së pushtetit më të.

Molliqaj po ashtu tha se Albin Kurti ka shndërruar partinë e tij në një sekt që i shërben vetëm atij derisa etja për pushtet sipas tij po e shtyn në partneritet edhe me ata që i ka quajtur vrasës si Ilir Metën.

Tutje ai ka thënë se Kurti krejt këtë partneritet, si atë me LDK-në që dikur e kritikonte, dhe të tjerë të tillë po bën vetëm për shkak të etjes për pushtet. /Periskopi

Shpërndaje në: