Molliqaj viziton krerët e OVL-së: Specialja është e motivuar politikisht për ta dënuar luftën e UÇK-së

Molliqaj viziton krerët e OVL-së: Specialja është e motivuar politikisht për ta dënuar luftën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga kjo parti kanë vizituar drejtuesit e OVL të UÇK-së.

Kështu ka njoftuar Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se Gjykata Speciale sipas është e motivuar politikisht për të dënuar luftën çliruese të UÇK-së.

Tutje ai ka shtuar se Specialja po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut, e cila, siç tha Molliqaj, me një proces politik, të padrejtë e keqtrajtues të disiplinojë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, të frikësuar të tjerët.

“Sot, së bashku me një delegacion të PSD-së, vizituam drejtuesit e OVL të UÇK-së. Gjykata Speciale është e motivuar politikisht për të dënuar luftën çliruese të UÇK-së. Ajo po shkel të drejtat themeltare dhe liritë e njeriut e po shmang t’i jep qasje të barabartë të gjitha palëve në dokumentacione, pra barazi mes palëve, për të arritur qëllimin e saj përfundimtar. Me një proces të tillë politik, të padrejtë e keqtrajtues, që në verdiktin e saj të parë vendosi të diciplinoj Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn të frikësoj të tjerët, nuk mund të ketë drejtësi. Gjykata Speciale duhet të mbahet përgjegjëse për këtë”, ka thënë Molliqaj.

Shpërndaje në: