Molliqaj: VV e ka veç babën, s’ka ide e as njerëz për debate – Bëjnë dasëm kur del Albin Kurti

Molliqaj: VV e ka veç babën, s’ka ide e as njerëz për debate – Bëjnë dasëm kur del Albin Kurti

Dardan Molliqaj i pyetur nga sekretarja e degës së AKR’së se si qëndron puna në AAK me babën dhe idenë ai u përgjig

Molliqaj në Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se në Lëvizjen Vetëvendosjen ka mbetur vetëm baba, duke i referuar Albin Kurtit. Sipas tij, aty nuk ka mbetur as ide dhe as dikush që mund të flasë.

Ai tha se: “Nëse e sheh VV’në sot, VV e ka veç babën pra s’ka as ide as prezantues as njerëz që thojnë diçka. VV po i humb debatet, ata nuk kanë ide. Kur del baba në debate, knaqet VV bohet një dasëm dhe kryhet. Babë pa ide. Unë nuk jam në AAK, jam në koalicion me këtë parti.  Në këtë koalicion ka lider që vjen nga sfera ushtarake. Ka futë dimensionin e strategjisë e disiplinë të punës”, përfundon Molliqaj./Periskopi.

Shpërndaje në: