Molliqaj: VV ka pabarazi të brendshme në pagat e aktivistëve, iu doli në dokumente

Molliqaj: VV ka pabarazi të brendshme në pagat e aktivistëve, iu doli në dokumente

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka qenë i ftuar në një emision debatues në televizionin publik.

Molliqaj – i cili ishte edhe krahu i djathtë për më shumë se një dekadë në Vetëvendosje – u shpreh se problemi në Kosovë mund të reduktohej në problemin “strukturor-ekonomik” neo-liberal.

“Ne besojmë që korrupsioni duhet të luftohet, por problemi kryesor është pabarazia ekonomike, koncentrimi i pasurisë në disa duar,” – u deklarua ai.

Molliqaj kritikoi opozitarizmin e Vetëvendosjes, duke e cilësuar si “populiste”, pasi që targeton pikërisht korrupsionin dhe jo pabarazinë.

“Ne duhet me kallëzu që nuk ka lidhje të shkurta. Ti je keq sepse ky është mirë – nuk është kjo logjikë. Ne angazhohemi për një strukturë tjetër ekonomike,” – vazhdoi ai.

Ai paralajmëroi që Vetëvendosje kur të vinte në pushtet do të lëndohej demokracia në vend.

“Kosova ka gjasa reale të shkojë drejt autokracisë.”

Ai po ashtu akuzoi Vetëvendosjen se ofron paga më të larta se në kohën e dikurshme dhe se barazia në parti ishte më e vogël se dikur. Për këtë ai iu referua edhe dokumenteve të publikuara nga KQZ-ja për partitë politike./Periskopi

Shpërndaje në: