Moment i sikletshëm për hajnin: Pasi ia drejton revolen, kupton se ishte miku i tij (Video)

Moment i sikletshëm për hajnin:  Pasi ia drejton revolen, kupton se ishte miku i tij (Video)

Një moment i sikletshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në një qytet në Argjentinë, ku një hajn i armatosur tenton të plaçkit një burrë, por në sekondën e fundit e kupton që në fakt ai është një mik i tij të cilit më pas ia zgjat dorën.

Në video shihet se si dy persona në një motoçikletë lëvizin me shpejtësi, në një udhëkryq dhe befasisht ndalet në afërsi të një burri që po qëndronte në trotuar.

E njëri nga dy personat me motoçikletë vrapon në drejtim të tij duke ia drejtuar revolen, por në momentin që ai kthehet sulmuesi e kupton që është një mik i tij.

Por, për të shmangur ndonjë keqkuptim hajni e përqafon “viktimën” dhe më pas largohet me motoçikletë nga vendi i ngjarjes – kuptohet i turpëruar. /Telegrafi. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: