Momente dramatike nga përleshja me armë mes kriminelëve dhe policëve (Video +16)
Dëshmitarët e rastit në qendër të qytetit Grozny në Çeçeni e kanë kapur në kamera momentin dramatik të një përleshje të armatosur mes policisë dhe disa personave të armatosur, të cilët më herët e kishin sulmuar një oficer të policisë dhe ia kishin rrëmbyer makinën.
Shefi i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka thënë se katër persona të armatosur janë vrarë në operacionin e të shtunës mbrëma, dhe dy të tjerë janë dërguar në spital, transmeton Express.
Sulmi filloi pasi që personat e armatosur kishin sulmuar një oficer të policisë, duke ia rrëmbyer edhe makinën.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=8N0gL9iWtSw



