Momentet e arta të kampioneve olimpike: Komiteti Olimpik i Kosovës me video emocionuese

Momentet e arta të kampioneve olimpike: Komiteti Olimpik i Kosovës me video emocionuese

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një video emocionuese.

Distria Krasniqi e Nora Gjakova ishin dy atletet kosovare më të përmendura gjatë kësaj vere, falë suksesit që shënuan në Tokio.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 shënuan një sukses të madh për Kosovën. Dy medalje ari për vendin tonë u shënua si sukses historik.

Nora Gjakova e Distria Krasniqi u përballen me një pritje madhështore në vendin e tyre. Por, Komiteti Olimpik i Kosovës tashmë ka publikuar edhe një video me momentet më të mira të Olimpiadës së Tokios, përcjell Periskopi.

Pamje nga momentet kur flamuri ynë ngritej në pozitën e parë, gëzimet e atleteve e shumë të tjera mund t’i shihni në videon më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: