Momentet intime mes Lola e Daut Haradinajt, urimi i tij befason të gjithë (Foto)

Momentet intime mes Lola e Daut Haradinajt, urimi i tij befason të gjithë (Foto)

Gruaja e deputetit të njohur kosovar, Daut Haradinajt, Lola sot feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së 32-të, Lola mori urime të shumta. Përveç urimit të veçantë të bashkëshortit, Lola urim të bukur mori edhe nga motra e saj, Anita Muçaj-Haradinaj, shkruan rtv21.tv

Moderatorja e njohur, e cila është edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, përmes një imazhi të bukur uroi motrën për ditëlindje.

Përmes një imazhi të hedhur në instastory, në të cilin Lola dhe Dauti shihen duke u puthur, Anita uroi motrën në ditën e saj të veçantë.

Nga martesa shumë vjeçare, çifti Haradinaj kanë djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën.

Shpërndaje në: