Momenti kur i lëshohet llaseri në sy Skënder Hysenit

Momenti kur i lëshohet llaseri në sy Skënder Hysenit

Vetëvendosje ka arsyetuar veprimin e saj kështu:

Ministrit të brendshëm që nuk i erdhi turp kur i mbajti qytetarët në shënjestrën e snajperëve, sot ia skuqëm fytyrën me një laser. Kryeministrit që ia ka nxirë jetën Kosovës, duke ia shitur sovranitetin e duke drejtuar një qeveri hajnash e kriminelësh, ia dhamë pak ujë të pastrojë faqet.

Kuvendit që pretendon të vazhdojë normalisht me qeverinë antikushtetuese dhe me pushtetin policor, i kthyem edhe sot gazin që ia ushqejnë popullit nëpër protesta.

Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Deri sa të vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe burgjet të jenë për hajna e kriminelë, e jo për qytetarët e ndershëm e atdhedashës.

 

Shpërndaje në: