Momenti kur Marquinhos i bërtet si një fëmiu Messit dhe e urdhëron të shtrihet prapa murit të gjallë mbrëmë

Momenti kur Marquinhos i bërtet si një fëmiu Messit dhe e urdhëron të shtrihet prapa murit të gjallë mbrëmë

Lionel Messi shijoi një prej netëve më të mira si futbollist i Paris Saint-Germainit deri tash, kundër Manchester Cityt në Champions League, të martën mbrëma.

Sulmuesi legjendar shënoi golin e parë për parisienët pasi iu bashkua klubit muajin e kaluar, transmeton Periskopi.

Dhe ishte një gol i veçantë, poashtu. Messi mori topin afër vijës së mesfushës dhe vazhdoi tutje drejt golit, para se të qëllonte prapa Edersonit.

Sidoqoftë, derisa PSG po luftonte ta ruante epërsinë, Messi pati një detyrë të papritur që të shtrihej prapa murit të gjallë, derisa Manchester City po përgatitej për një gjuajtje të lirë.

Dhe pamjet tregojnë kur kapiteni i parisienëve, Marquinhos i bërtet argjentinasit dhe e urdhëron që të shtrihet prapa murit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: