Momenti kur mjeku ua kishte dorëzuar prindërve trupin e vdekur të fëmijës nga masakra në Srebrenicë

Momenti kur mjeku ua kishte dorëzuar prindërve trupin e vdekur të fëmijës nga masakra në Srebrenicë

Një video e vitit 1993 është rishpërndarë në rrjetet sociale me rastin e 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Në pamjet e publikuara shihet kur një mjek i OKB-së ia kumton lajmin e hidhur një prindi në Srebrenicë në vitin 1993, teksa i tregon se foshnja e tij ka ndërruar jetë.

”Foshnja ka vdekur”! Srebrenicë, Zonë e Sigurt e mbrojtur nga OKB-ja, 1993. Mjekët e OKB-së ua kthejnë trupin e djalit të vdekur prindërve të tij”, ka shkruar në Twitter mediumi kroat që ka shpërndarë videon.

Sot janë bërë 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Shpërndaje në: