Momenti kur Ronaldo refuzon të bëjë foto me mjeken gjatë ndeshjes kundër Sheriff Tiraspol

Momenti kur Ronaldo refuzon të bëjë foto me mjeken gjatë ndeshjes kundër Sheriff Tiraspol

Cristiano Ronaldo si duket refuzoi që të bëjë foto me një anëtare të stafit mjekësorë menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë në fitoren 2:0 të Manchester United kundër Sheriff Tiraspol.

United siguroi fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Evropës me një paraqitje tejet të mirë në Moldavi, përcjell KosovaPress.

Golat në pjesën e parë të Jadon Sanchos dhe Cristiano Ronaldos ishin të mjaftueshëm për skuadrën e Erik ten Hag, dhe harmonia e skuadrës dukej se ishte në nivel në pushim pas pjesës së parë.

Kur lojtarët e United ishin duke vazhduar drejt zhveshtores, një mjeke e stafit mjekësorë provoi që të ndalojë Ronaldon për një foto me telefonin e saj në duar.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte në nxitim për të shkuar në zhveshtore, dhe nuk pranoi të bëjë foto, por i dha një prekje të lehtë asaj në krah.

Rastin e gjeni më poshtë.

Shpërndaje në: