Momenti kur ylli i Man Cityt shpërthen në lot kundër Real Madridit pasi e kupton çfarë kishte ndodhur

Momenti kur ylli i Man Cityt shpërthen në lot kundër Real Madridit pasi e kupton çfarë kishte ndodhur

Manchester Cityt nuk ka mundur të udhëtonte drejt “Bernabeut” nën presion më të madh.

Djelmoshat e Pep Guardiolas janë në dijeni se kjo mund të jetë mundësia e fundit për ta fituar Champions Leaguen, para pezullimit dy-vjeçar nga UEFA në kompeticion, transmeton Periskopi.

Real Madrid v Manchester City - UEFA Champions League Round of 16: First Leg

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Guardiola rrezikoi me formacionin startues duke lënë jashtë emra si Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.

Aymeric Laporte u shëndrrua në figurë tragjike për Cityn pasi u desh të zëvendësohej pas vetëm 33 minutave lojë, pasi pësoi një dëmtim.

Është e vështirë të mos bashkëndjejmë me mbrojtësin, derisa ai ishte i shkatërruar teksa u largua nga fusha me një tjetër dëmtim. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: