Monchi tregon pse ia shiti Kounden Barcelonës e jo Chelseat

Monchi tregon pse ia shiti Kounden Barcelonës e jo Chelseat

Mbrojtësi francez po ashtu kishte më shumë dëshirë të kalonte në skuadrën katalunase

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ka diskutuar rreth largimit të Jules Kounde dhe kalimin e tij zyrtar në Barcelonë këtë të enjte.

Monchi ka treguar që Chelsea kishte kontraktuar me ta për ta blerë francezin, por oferta e Barcelonës ishte më e mirë se sa ajo që ata morën nga klubi i Premier Ligës.

“Është një tregim që do të japë tani një qetësi dhe normalitet”, tha Monchi.

“Ne kemi një model biznesi që na lejon ta bëjmë këtë sot. Përmes të ardhurave kapitale, ne mbajmë këtu një fuqi punëtore që është më e lartë se të ardhurat e zakonshme. Fuqia punëtore merr pothuajse 100 për qind apo më shumë te të ardhurave tona”, ka shkruar ai.

“Në tri vitet e fundit ne kemi bërë vetëm në shitje të madhe. Këtë verë ne kemi probleme financiare për shkak se nuk kemi shit më parë. Kjo ka bërë që ne të shesim pasi që nuk e kemi bërë në të kaluarën. Tani kemi dy shitje të mëdha”.

“Kemi mundur të marrin para të mira pa paguar shumë ndërmjetësues apo komisione. Kjo ishte një ofertë shumë e mirë. Tregu e dikton vlerën e lojtarit. Ne kishim nevojë ta shesim Kounde, këtë e tham me qetësi. Jam i kënaqur. Ne kemi bërë atë çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur interesat e Sevillas”

“Është e vërtetë që në fund Chelsea deshi të kthehet me një ofertë më të mirë, por oferta e Barcelonës ishte më e mirë se ajo e Chelsea. Oferta më e mirë që erdhi, erdhi nga Barcelona”.

Monchi po ashtu ka treguar që gjërat u komplikuan në fakt për shkak se ata së pari kishin arritur një marrëveshje me Chelsea, të cilët më në fund u tërhoqën dhe mandej erdhi në shprehje Barcelona.

Shpërndaje në: