Monitoruesi i OKB-së: Prej korrikut Korea e Veriut e rinisi reaktorin nuklear

Monitoruesi i OKB-së: Prej korrikut Korea e Veriut e rinisi reaktorin nuklear

Korea e Veriut duket se ka rifilluar reaktorin e saj nuklear që besohet gjerësisht që ka prodhuar plutonium për armët nukleare, ka deklaruar një monitorues i OKB-së për armët bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike [IAEA] nuk ka pasur qasje në Korenë e Veriut prej që ky vend vendosi të dëbonte inspektorët e saj në vitin 2009.

Koreja më pas kishte vazhduar me programin e saj të armëve nukleare dhe shpejt vazhdoi me testimet. Testi i parë nuklear u bë në vitin 2017, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

IAEA tash monitoron Korenë e Veriut nga larg, kryesisht përmes imazheve satelitore.

“Nuk ka pasur asnjë indikacion të operacionit të reaktorit nga fillimi i dhjetorit 2018 e deri në fillim të korrikut 2021,” thuhet në raportin e IEAE-së për reaktorin 5 megavatësh në Yongbyon, kompleksi nuklear në zemër të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Sidoqoftë, prej fillimit të korrikut 2021, ka pasur indikacione, përfshirë edhe shkarkimin e ujit të freskët, që është konsistent me operacionet e reaktorit.” /Periskopi

Shpërndaje në: