Monopol: Ministria e Rifat Latifit nuk heq dorë nga insulinat e shtrenjta

Monopol: Ministria e Rifat Latifit nuk heq dorë nga insulinat e shtrenjta

Ministria e Shëndetësisë (MSH), tashmë ka vendosur që të vazhdoj monopolin për furnizim me Insulina të shtrenjta, duke eliminuar kështu përfundimisht nga gara prodhuesin e njohur amerikan të Insulinave  “Eli Lilly”.

Në tenderin 7 milionësh të shpallur në vitin 2020, i cili ende nuk ma marrë një epilog, për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), por që eksperti Shqyrtues i OSHP-së ka rekomanduar që tenderi në fjalë të kthehet në rivlerësim, duke aprovuar kështu ankesën e kompanisë ankuese “Pharma Leader”, e cila ishte rreth 400 mijë euro më e lirë se sa ofertat e kompanive tjera që kanë qenë në garë.

Në këtë tender respektivisht të pjesa kërkesa mbi mundësitë teknike, ose profesionale, pika 9,1 dhe 9,2, më saktësisht pika 2 për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit kërkohet të kenë: “Autorizim për Marketing në Kosovë me specifikimin e kërkuar të produktit, nëse nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë, vlen Udhëzimi Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE ( Si dëshmi që produkti qarkullon në BE).

Por, në tenderin e ri të shpallur më 22 mars të këtij viti në vlerë prej rreth 2,8 milionë euro Zyra e Prokurimit e MSH-së ka hequr nga dosja e Udhëzimin Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE, raporton “Front Online”.

Heqja e udhëzimit administrativ si kriter i dosjes së tenderit po konsiderohet si procese i dëmshëm që mund të shpije në furnizim me Insulina të shtrenjta. Madje, një veprim i tillë bie ndesh edhe me legjistlacionin në fuqi.

Ligji për Produktet dhe Pajisje Medicinale neni 16, respektivisht pika 11 sqaron se Ministra e Shëndetësisë rregullon thjeshtësimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve dhe pajisjeve medicinale që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës në akt nën-ligjo në pajtim me këtë ligj.

Po ashtu, edhe përfaqësues të Shoqërisë civile, deri sa në anën tjetër zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të këmbëngulin në mbrojte të ligjshmërisë, deri sa të njëjtit në tenderin paraprak vendosin kritere tjera, deri sa në tenderin e fundit kritere tjera.

 “Front Online” për këtë çështje ka kontaktuar edhe me përfaqësues të kompanisë “Pharma Leader”, të cilëve po i mohohet pjesëmarrja në këtë proces të Prokurimit, pasi që zyra e Prokurimit e MSH-së nuk po implementon ligjet dhe udhëzimet administrative të cilat janë në fuqi.

“Kjo që po ndodh në rastin tonë është një skandal në veti. Udhëzimi administrativ 02/2014 është zbatuar disa herë dhe i njëjti, po ashtu ka qenë kriter i shumë dosjeve të tenderit, por në rastin e fundit, më saktësisht në tenderin për furnizim me Insulina zyra e Prokurimit ka hequr ketë qëllimisht duke na pamundësuar neve të marrim pjesë në këtë proces prokurimi me prodhuesin e njohur amerikan” thuhet në përgjigjen e kompanisë “Pharma Leader”.

Sipas tyre, interpretimet ligjore po bëhen sipas dëshirës së zyrtareve të zyrës së Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Më tutje, përfaqësues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se për këtë skandal kanë njoftuar edhe Institucionet ndërkombëtare, por edhe Institucionet me të rëndësishme në vend.

Përdorimi i kritereve të ndryshme mund të ketë ndikim favorizues

Diana Metushi nga Instituti KDI thotë se duke pasur parasysh që Kosova është një treg tejet i vogël dhe jo atraktiv për furnitorët/prodhuesit global farmaceutik, si dhe duke pasur parasysh qe Ligji nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE parasheh afatin deri ne 210 dite për pajisje me Autorizim Marketing, ndërkohe që një procedure e prokurimit është e hapur 20-40 dite (përveç afateve te shkurtuara) ne rastin e produkteve pa paralele, po i njëjti ligj parasheh procedura te lehtësuara të cilat rregullohen me udhëzues administrativ.

Sipas saj, udhëzuesi Administrativ 02/2014 përveç qe ndihmon në evitimin e monopoleve, duke rritur konkurrencën ndikon edhe ne uljen e çmimeve, siç është e dëshmuar edhe në të kaluarën, rregullon afatet e liferimit, dhe rrit mundësinë e kursimeve publike dhe përmbushjen e nevojave tjera furnizuese në mbështetje të shëndetit publik.

“Mos të harrojmë që në Kosovë ende një pjesë shume e madhe e barnave mungojnë në entet publike dhe ndonëse ligjërisht qeveria duhet t’i siguroj ato, ato ende mbulohen nga pacientet. Andaj çdo cent i kursyer mund te shfrytëzuar për të lehtësuar barrën financiare ne qytetare dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore ne harmoni me kërkesat ligjore. Duke marr parasysh se baza e tenderit (kërkesës) është e njëjte, tenderët në fjalë do të duhej të kishin kritere të njëjta, sidomos meqë nuk ka pasur ankesa paraprake ne ligjshmërinë e UA 02/2014 e i cili është ende ne fuqi, me qellim te krijimit te mundësive furnizuese dhe kursimit te parasë publike” ka thënë Metushi.

Sipas saj, përdorimi i kritereve të ndryshme për prokurime të njëjta fatkeqësisht është një dukuri mjaft e shprehur në Kosovë, e që në shumë raste mund të ketë ndikim favorizues ndaj furnitorëve të caktuar, dhe kjo jo vetëm në fushën e shëndetësisë.

Më tutje Diana Metushi nga KDI-ja thotë se çdo thyerje e monopolit ka qene një gëzim dhe arritje për qytetarin e Kosovës meqë ka rezultuar në shfrytëzimin me racional të parasë se tatim paguesit Kosovar.

Në pyetjen nëse përmes ndryshimit të kritereve MSH-ja po tenton të ruaj monopolin ajo nuk ka dashur ta komentoj direkt.

“Nuk mund të komentoj nëse MSH dëshiron të ruaj apo rikthej monopolin, por mund të rekomandoj që MSH-ja, përveç UA në fuqi, të angazhohet në krijimin e mekanizmave shtesë për lehtësimin e bizneseve për pjesëmarrje në tregun publik, gjithmonë duke siguruar veglat për menaxhimin e cilësisë” ka thënë më tutje Metushi.

 Pacientet sërish mund të mbesin pa Insulina

Si pasojë e zvarritjes së procesit paraprak në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shumë pacient gjatë vitit që lamë pas ishin detyruar të blejnë vetë Insulinat, pasi që të njëjtët kishin munguar në Institucionet Publike në vend.

E një gjë e tillë mund të ndodh edhe sivjet për shkak të ankesave që operatoret Ekonomik kanë karshi këtij procesi të Prokurimit.“

Krejt këtë situatë e kanë krijuar zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku personat e njëjtë vendosin kritere të ndryshe për proces të njëjte të Prokurimit. Kjo që po ndodh është një skandal i vërtet.

Prokuroria duhet të merret me ketë rast për të shpëtuar qytetaret, por edhe shpëtuar buxhetin e shtetit” thonë burime të portalit “Front”.

MSH-ja nuk tregon pse e ndryshoi kriteret e dosjes se tenderit

Mediumi kosovar, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë informacione më te detajizuara se pse ka ardhur deri te ndryshimi i kritereve të dosjes së tenderit krahasur më atë të vitit 2020, ku kriter ka qenë edhe udhëzimi administrativ 02/2014. Por, pavarësisht pyetjeve direkt, këtë përgjigjeje MSH-ja nuk e ka dhënë thuajse fare.

“Ndërlidhur me pyetjet tuaja dhe çështjen në fjalë, (nëse në procedura të tenderit duhet të vlejnë kriteret fillestare apo kriteret e përcaktuara nga Ligji nr. 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje medicinale), Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar opinion ligjor nga ekspertë ligjor, për ta adresuar çështjen e kriterit që barnat e prokuruar nga ana e MSH-së, a duhet të kenë Autorizim Marketing apo duhet të lejohet alternativa e blerjes sipas udhëzimit Administrativ (MSh) 02/2014 për Thjeshtësimin dhe për Regjistrimin e Importin e produkteve Medicinale të cilat nuk kanë paralele të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe opinion nga ekspertët ligjor është: Të gjitha barnat të cilat plasohen në tregun kosovar duhet të kenë Autorizim të Marketingut (nëse nuk i nënshtrohen një nga përjashtimet ligjore), andaj kriteri i dosjes së tenderit në parim është në funksion të zbatimit të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Barnat pa Autorizim të Marketingut sipas Ligjit lejohen të shiten dhe plasohen në treg përjashtimisht nëse nuk kanë paralale të regjistruara në treg, por për raste specifike dhe atë nga personat fizik, të cilët përjashtojnë kërkesën e bazuar në një recetë të mjekut dhe diagnozën e përcaktuar nga një qendër mjekësore, në ato raste kur produkti i përshkruar nga mjeku nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë” thuhet në përgjigjen e zyrës për media të MSH-së.

Rrjedhja e tenderit 7 milionësh i cili po “flen” në OSHP

Më 14 dhjetor të vitit 2020, me ç’rast kishin aplikuar 3 kompani. Kompania “PHARMA LEADER” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,097,467,36 €, për lotin II, nuk ka aplikuar fare, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,109,006,12 €. Kompania “LEGO” në këtë proces të prokurimit për lotin I ka aplikuar me çmim prej 1,165,730,88 €, për lotin II me çmim prej 876,782,40 €, si dhe për lotin III me çmim prej 4,579,144,12 €. Deri sa Operatori tjetër Ekonomik “MEDITECH” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,144,726,72 €, për lotin II ka aplikuar me çmim prej 913,315, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,456,908,24 €. Bazuar në procesverbalin e hapjes së tenderëve, shihet se kompania “PHARMA LEADER”, e cila në vendin tonë sjellë insulinat e prodhuesit amerikan “Eli Lilly”, kishte ofertuar me çmim prej rreth 400 mijë euro më të lirë se sa operatoret tjerë që kanë qenë në garë, por Prokurimi i Ministrisë ka rekomanduar operatorin më të shtrenjtë, “Meditech”./Teksti i plotë në Front/

 

Shpërndaje në: