Morata: Juventusi mund të shkojë deri në fund të Championsit

Morata: Juventusi mund të shkojë deri në fund të Championsit

Alvaro Morata ishte njeriu i ndeshjes ndërmjet Dinamo Kievit dhe Juventusit duke ia siguruar “Zonjës së Vjetër” fitoren me rezultat 0-2.

Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se kësaj here, Juventusi mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Çdo vit është një mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ne duam të shkojmë deri në fund”, tha Morata.

“Ne donim të kishim një start të fuqishëm dhe luajtëm mirë sonte”, shtoi ai.

Shpërndaje në: