Morena Taraku: Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime

Morena Taraku: Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, muajt e fundit ka qenë një prej emrave më të komentuar në media.

Përkundrejt atyre që shkruhen për të, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka zgjedhur që të mos komentojë shumë, duke zgjedhur heshtjen.

Ajo këto ditë është treguar shumë emocionale, duke zgjedhur të bëjë dedikime për njerëzit e saj më të dashur në rrjetet sociale.

Teksa ditë më parë publikoi një fotografi me të atin, bashkë me një dedikim special për të, Taraku së fundmi vendosi që për fansat e saj të shkruajë një thënie motivuese, që mesa duket i shërben shumë në jetë.

“Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime”, ka shkruar Morena – thënie e kjo e cila është rishpërndarë nga një faqe, e cila merret me të thënat motivuese të personazheve me ndikim.

Nga ajo çfarë ka shkruar, duket se këngëtarja dhe modelja shpreson që e vërteta të dalë një ditë, duke mos dashur që të krijojë para kohe paragjykime për të tjerët, siç mbase mund të kenë bërë me të.

Shpërndaje në: