Mos fantazoni: Çka kuptohet me fantazinë që Kurti na tha ‘mos e bëni’

Mos fantazoni: Çka kuptohet me fantazinë që Kurti na tha ‘mos e bëni’

“Fantazia nuk është zgjidhje, unë po iu ftoj të zbrisni në tokë dhe të diskutojmë”, tha kryeministri Albin Kurti dje gjatë konferencës për media.

Cili është në të vërtetë kuptimi i fjalës ‘fantazi’, ‘fantazoj’.

Fjalorët online të gjuhës shqipe, këtë fjalë e përshkruajnë në disa kuptime:

fantaz/ój folje jokalimtare; dhe folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror;

  1. ëndërroj.
  2. imagjinoj.
  3. me kuptim keqësues; trilloj.

Pra folja ka kuptime ëndërruese, imagjinare dhe në kuptimin e keq: trillues.

Konteksti në të cilin foli Kurti dje, besojmë se nuk ka pasur të bëj me këtë të fundit (trillimin) por “mos ëndërroni’ (ose: as mos shihni ëndërr sic thotë populli, po), ose edhe kuptimin imagjinar: mos imagjinoni, as mos e imagjinoni.

Shembuj që s’i mori kryeministri, por mund t’i merrte:

Mos imagjinoni që rryma mund të mos shtrenjtohet.

Mos fantazoni që rryma mund të mos shtrenjtohet.

Mos ëndërroni që rryma mund të mos shtrenjtohet./Periskopi 

 

Shpërndaje në: