Mos investimi kapital, Lekaj: Me paaftësinë e saj kjo Qeveri ka bllokuar shtetin, edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë

Mos investimi kapital, Lekaj: Me paaftësinë e saj kjo Qeveri ka bllokuar shtetin, edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë
Instituti GAP ka publikur shpenzimet e buxhetit për investime kapitale për periudhën janar qershor.
Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ku tha se kjo Qeveri po bën propagandë të vazhdueshme, kinse kemi rritje enorme ekonomike, por ai tha se gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.
“Krejt cka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.
Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Tutje ai tha se Qeveria me paaftësinë e saj ka bllokuar shtetin.
“Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.
Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizen në vend?!”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: