Mos i konsumoheni asnjëherë bashkë këto ushqime, ju rrezikojnë seriozisht shëndetin!

Mos i konsumoheni asnjëherë bashkë këto ushqime, ju rrezikojnë seriozisht shëndetin!

Disa artikuj ushqimorë sikur janë krijuar për njëri-tjetrin, ndërsa disa kombinime të caktuara mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, ndaj duhet shmangur.

Kur është më së miri të hani fruta, dhe ç’ka nuk shkon me vezët dhe qumështin? Jo vetëm që përzierja e disa grupeve të frutave dhe perimeve mund të jetë e pashëndetshme, por mund të jetë edhe fatale.

Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i më shumë se dy prej këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë çrregullime tek të rriturit dhe helmim të rëndë tek fëmijët, që mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Problemi qëndron se grupe të ndryshme ushqimesh kërkojnë një kohë të ndryshme tretjeje. Kombinimi i duhur aftëson trupin të tresë dhe t’i përdorë sa më mirë vlerat ushqimore. Teoria e kombinimit të ushqimit është shpeshherë e vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë, ajo që mund të kuptojmë është se ekzistojnë disa faktorë si niveli i pH-së dhe roli i tij tek tretja.

Proteinat kërkojnë një mjedis acid për t’u tretur. Nga ana tjetër, karbohidratet dhe yndyrat kërkojnë një mjedis bazik. Kur proteinat dhe karbohidratet konsumohen në të njëjtën kohë kjo mund të ngacmojë procesin e tretjes, duke shkaktuar mostretje, gazra dhe ulje të aftësisë së thithjes së elementëve ushqyes.

Ushqimet e listuara më poshtë nuk duhet t’i kombinoni:

Portokall me qumësht

Nëse jeni një person që i shoqëron drithërat ose kosin me lëng portokalli, atëherë duhet ta ndaloni menjëherë këtë! Portokalli me qumësht shkakton ngushtim të zorrëve, përzierje dhe infeksion. Kur lëngu i portokallit dhe qumështi përzihen në stomak, tretja bëhet e vështirë, veçanërisht në rastin e fëmijëve.

Banane dhe puding

Rezultati i këtij kombinimi shkakton irritim në stomak në rastin e të rriturve, ngadalëson punën e trurit dhe rrit prodhimin e toksinave, të cilat në rastin e fëmijëve mund të jetë shumë e rrezikshme.

Portokall me karota

Edhe pse ky kombinim është shumë popullor në vendet ku shiten lëngje natyrale, marrja e të dyve në të njëjtën kohë prodhon urth, acid të tepërt biliar, si dhe dëmtim të sistemit të veshkave, që është edhe origjina e sëmundjeve më të rënda.

Ananas me qumësht

Nëse e kombinoni ananasin me qumësht ose kos, në sajë të pranisë së bromelain tek ananasi, i shkakton trupit turbullirë. Do të keni të përziera, acid në stomak, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe mund të zhvillohet infeksion në zorrë ose diarre. Tani imagjinoni se çfarë shkakton tek foshnjat.

Papaja me limon

Ky kombinim e bën gjakun të zhvillojnë anemi dhe probleme me hemoglobinën. Për të shmangur të gjithë rrezikun, mos rrezikoni duke ia dhënë atë edhe fëmijës tuaj.

Qumësht soje me vezë

Qumështi i sojës përmban shumë vlera ushqimore përfshi proteinat, yndyrat, karbohidratet, vitamina dhe minerale. Nëse pihet i vetëm, pa e kombinuar me ushqime të tjera është shumë i çmuar për shëndetin. Megjithatë, nëse konsumohet së bashku me vezët, redukton aktivitetin e proteazës, që ndihmon trupin të asimilojë proteinën.

Perime dhe fruta

Frutat kanë shumë sheqer dhe prandaj perimet nuk mund të treten siç duhet kur kombinohen së bashku. Ata qëndrojnë në stomak, duke prodhuar shumë toksina dhe duke nxitur shfaqjen e shumë sëmundjeve si dhimbje në stomak, infeksione, diarre dhe dhimbje koke.

Ushqime që nuk duhen konsumuar bashkë

1. Karbohidratet dhe ushqimet acide nuk duhen konsumuar asnjëherë së bashku. Mos hani bukë, oriz apo patate me limon, domate, portokall.

2. Mos konsumoni proteina të koncentruara me karbohidrate në të njëjtin vakt. Psh, arrat, mishin vezët, djathin apo dhe proteinat e tjera nuk duhen konsumuar me bukë, patate apo fruta të ëmbla.

3. Mos konsumoni më shumë se një proteinë në vakt. Thuajini jo kombinimit vezë-mish, vezë-qumësht si dhe djathë me arra.

4. Evitoni ngrënien e ushqimeve me yndyrë dhe proteinave. Mos përdorni gjalpin apo vajin me vezët, djathin apo arrat.

5. Mos konsumoni portokallin, domate apo limon me mishin, vezët apo arrat.

6. Ushqimet që përmbajnë niseshte nuk duhen konsumuar me sheqerna.

Kombinimi i ushqimeve kërkon kohë dhe ka vështirësinë e tij për ta ndjekur me rigorozitet, megjithatë ka ende shumë debate nëse nëpërmjet këtij procesi kemi përfitime apo mund të biem nga pesha. /Telegrafi/

Shpërndaje në: