Mos më puth se kam vendosur make up, mos më prek flokët”, Iliri dhe Arjola imitojnë çiftin Einxhel-Dagz

Mos më puth se kam vendosur make up, mos më prek flokët”, Iliri dhe Arjola imitojnë çiftin Einxhel-Dagz

Disa momente me të qeshura kanë plasur brenda shtëpisë.

E protagonistët për këto momente humori kësaj radhe janë Monika, Arjola dhe Iliri duke shkaktuar mjaft të qeshura tek banorët tjerë, shkruan lajmi.net.

Ishte Monika e para ajo e cila nisi ta imitojë Einxhel kur ajo nuk preferon që Dagzo ta puthë në disa momente të caktuara.

Aktorja u tregoi banorëve një rrëfim që Einxhel i kishte bërë një natë më parë: “Donte të vinte të më puthte, tha, unë isha me krem. Të nesërmen, tha, sa filloi të më puthte, unë kisha lyer fytyrën me ton. I thash fillove prapë me këto”.

Pas kësaj edhe Arjola u përfshi në imtim duke përmendur fjalë të tjerë të Einxhel: “Mos më puthni kur i kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up”.

Tutje Iliri dhe Arjola ngriten në këmbë dhe fillojnë ta marrin sipër rolin Einxhel-Dagz.

Sipas Ilirit Dagz është shumë i përfshirë, ndërsa moderatorja nga ana tjetër tregohet shumë e ftohtë.

Ndërkohë si zakonisht Beniada me pozitivitetin e saj tha se “ndoshta Einxhel nuk do të përfshihet shumë”, ndërkohë që Monika shprehet se “po re në dashuri, nuk i mendon të tjerat”.

Shpërndaje në: