Mos pshurrni kah Rusia: Një shenjë e çuditshme trondit Norvegjinë

Mos pshurrni kah Rusia: Një shenjë e çuditshme trondit Norvegjinë

Një lajmërim i ri, i vendosur nga persona të panjohur, është shfaqur në kufirin norvegjez-rus, i destinuar për turistët, për të treguar se është e ndaluar të urinoni në drejtim të Rusisë, nën kërcënimin e një gjobe të lartë.

Një mbishkrim në gjuhën angleze, e vendosur në brigjet e lumit që ndan Norvegjinë dhe Rusinë, bën thirrje që të mos “urinoni në drejtim të Rusisë” dhe ndodhet menjëherë pranë shenjës zyrtare që informon se vendi është nën mbikëqyrje të kamerës nga roja kufitare norvegjeze.

“Njoftimi u postua me siguri nga njerëz me qëllim të mirë për të paralajmëruar njerëzit që kalojnë që të mos sillen në mënyrë të papërshtatshme,” tha roja kufitare norvegjeze Jens-Arne Høilund, duke konfirmuar informacionin e botuar në portalin Barents Observer.

Vepra dënohet me 3.000 kruna ose 290 euro. Vendndodhja, e njohur me turistët, ndodhet në brigjet e lumit Jakobselva, nga ku Rusia është lehtësisht e dukshme.

Ligji norvegjez përcakton se “sjellja e papërshtatshme në kufi me një shtet fqinj ose autoritetet e tij është e ndaluar”.

Barents Observer thekson se rojet kufitare norvegjeze arrestuan katër persona që hidhnin gurë në drejtim të Rusisë disa vjet më parë, dhe dimrin e kaluar një grua e filmuar nga kamerat u gjobit me 8.000 kruna norvegjeze për shtrirjen e dorës së majtë përtej kufirit.

Kufiri tokësor i Norvegjisë 197.7 km i gjatë me Rusinë, ka të ngjarë të jetë kufiri më paqësorë nga të gjithë kufijtë e jashtëm të Rusisë. I pandryshuar që nga marrëveshja e vitit 1826, kufiri është gjithashtu një shenjë paqeje – Norvegjia është fqinji i vetëm me të cilin Rusia nuk ka qenë në luftë. Ai është gjithashtu kufiri më verior i NATO-s me Rusinë.

Shpërndaje në: