“Mosdijen e qeverisë për problemin me energjinë po e paguajnë qytetarët”

“Mosdijen e qeverisë për problemin me energjinë po e paguajnë qytetarët”

Opinionisti Dardan Sejdiu po vlerëson se trajtimi qeverisës për problemin me energjinë elektrike, është vonesë në menaxhim, për shkak se për këtë çështje kishte indikacione të hershme.

Sipas tij, kjo po kushton me qindra miliona euro, dhe tashmë kjo neglizhencë dhe mosdije po kërkohet të paguhet nga qytetarët e vendit me ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

”Rritja globale e çmimeve të energjisë elektrike i ka shty shumicën e qeverive në Evropë dhe rajon që të marrin masa për të mbrojtë qytetarët nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve.

Duke u marr me tema të “tjera”, Qeveria e Kosovës ka fillu të mirret dhe të hap këtë diskutim në Dhjetor 2021 – ndonëse që nga Prilli 2021 ka pas informacione dhe indikacione që kriza energjetike do të na godas. Qeveria e Kosovës e pranoi që ka krizë energjetike në vend, vetëm kur u ballafaqua me rënien e bllokut B2 të termocentralit Kosova B!

10 muaj me vonesë të dashtun. Kjo nuk është kurrgjo më shumë se sa vonese në menaxhim dhe kryerje të detyrave të shtëpisë.

Institucionet dështuan në monitorimin e tregut energjetik dhe zhvillimet të cilat ishin duke ndodhur në botë dhe u paralajmëruan shumë herët.

Neglizhenca për mosveprim të institucioneve tona tani po na kushton qindra miliona euro dhe kjo mosdije dhe neglizhencë po kërkohet të paguhet nga qytetarët e vendit me ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në fund, ZRE del me propozim për rritje të çmimeve të rrymës dhe për këtë propozim për rritje ende nuk e dëgjova ndonjë përfaqësues nga Qeveria duke u mospajtu.

Në fakt, Qeveria po e mbron këtë pozicion e propozim për rritje të rrymës dhe kjo sot në seancë të Kuvend-it u shpërfaq qartazi.

Kjo Qeveri është pro rritjes së çmimeve sipas propozimeve të ZRE.

Ky është problemi dhe kjo është gjendja në të cilën jemi për momentin”.

Shpërndaje në: