Moses nesër kryen testet mjekësore tek Inter

Moses nesër kryen testet mjekësore tek Inter

Victor Moses sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Inter.

Anëtari i Chelsea, i cili këtë sezon ka luajtur me Fenerbahcen si i huazuar, duket se do të ketë një tjetër aventurë në huazim.

Trajneri i ‘Bluve’, Lampard, veçse ka konfirmuar se nigeriani do të huazohet, kurse në Itali raportohet se lojtari nesër do të kryej testet mjekësore tek Inter.

Inter pritet ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerje.

Shpërndaje në: