Mosha, seksi dhe komunat e 14 të vdekurve nga Covidi në Kosovë

Mosha, seksi dhe komunat e 14 të vdekurve nga Covidi në Kosovë

Në raportin 24 orësh të pandemisë, MSh ka njoftuar popullin se ka pasur 14 qytetarë të vdekur pas infektimit me Covid.

Për 24 orë ka pasur 368 raste të reja, çka sinjalizon një përmirësim të situatës së frikshme që e shoqëroi Kosovën gjatë gjithë muajit.

Nga 14 të vdekurit, tetë qytetarë ishin të seksit mashkullor dhe gjashtë të tjerë të seksit femëror.

Shtatë nga të vdekurit i përkisnin grupmoshës 70 deri në 79 vjeçare. Katër të tjerë ishin mbi 80 ndërsa tre të tjerë ishin prej 60 deri në 69.

Nga katërmbëdhjetë të vdekurit, katër ishin nga Drenasi, dy nga Prishtina, dhe nga një kishin tetë komuna tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: