Mosliberalizimi, Kurti përmend sërish të kaluarën e Kosovës si imazh jo i mirë nga raportet për korrupsionin dhe krimin 16 mins më parë

Mosliberalizimi, Kurti përmend sërish të kaluarën e Kosovës si imazh jo i mirë nga raportet për korrupsionin dhe krimin  16 mins më parë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vendimin e sërishëm të Parlamentit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai u shpreh në syri.tv se për këtë shkak mund të jetë përsëri imazhi i kaluar i Kosovës nga raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, që sipas të cilit, tashmë me qeverisjen e tij janë përmirësuar shumë.

”Pra, nuk ka arsye. Kur s’ka arsye, nuk ka as shpjegim. Më shumë bëhet fjalë për një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, e tash jemi përmirësuar shumë”, tha ai në “Syri TV”.

”Por, ka elemente irracionale të shteteve të veçanta në BE, që tremben për bindjen time, pa arsye”.

Shpërndaje në: