Mosmarrëveshje mes vëllezërve në Gjakovë, theret njëri

Mosmarrëveshje mes vëllezërve në Gjakovë, theret njëri

Mbrëmë është arrestuar një person në komunën e Gjakovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në: