Mostakimi i Abdixhikut me presidentin Begaj, sipas Hamitit është një vaki e protokollit

Mostakimi i Abdixhikut me presidentin Begaj, sipas Hamitit është një vaki e protokollit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka folur në lidhje me mostakimin e Abdixhikut me presidentin Begaj.

Ai ka thënë se kjo është thjesht një vaki e protokollit dhe se takimi mes tyre kësaj radhe ka qenë i pamundur.

“Është një vaki, po e quajmë, e protokollit, për të cilën s’do të doja të komentoja më shumë. Lidhja Demokratike është parti e vjetër, tradicionale, në themelet e shtetit të Kosovës, ka ftuar në shtëpinë dhe në familjen e vet presidentin e Shqipërisë, ka qenë e pamundur kësaj here”, tha ai.

Tutje, Hamiti tha se Begaj vetëm sa e ka filluar mandatin dhe do të ketë raste për takime, përcjell Klankosova.tv.

“Presidenti i Shqipërisë vetëm sa e ka filluar mandatin dhe do të ketë raste për takime patjetër. Nuk do të mund të flisja për refuzim, ka pasur një mosmarrëveshje ashiqare në rrafsh protokollar. Takimet mes drejtuesve të Lidhjes Demokratike dhe drejtuesve të Shqipërisë, president, kryeministër, drejtues politikë kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Raportet Kosovë-Shqipëri janë jetike për ne dhe do të vazhdojnë të jenë”, është shprehur tutje ai.

Shpërndaje në: