Mot me diell dhe vranësira për nesër

Mot me diell dhe vranësira për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nesër në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë për rreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: