Mot shumë i ftohtë na pret edhe nesër, ja kur pritet të rriten temperaturat

Periskopi.com Lajme

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ftohta polare. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.

Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

Sipas Prishtina Weather në ditën e mërkurë pritet të jetë shumë ftohtë, e kryesisht me vranësira.

Temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në minus 10 gradë celsius derisa maksimalet deri në 1 gradë celsius.