Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë dhe tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të jetë ngrohtë sidomos në bregdet, ndërsa në viset tona kontinentale pak më freskët dhe me vranësira të herëpashershme.
Të shtunën na pret mot i ngrohtë, por me shtim gradual të vranësirave në tërë rajonin, pra priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, por pa reshje atmosferike.
Të dielën në jug-qendër dhe juglindje-lindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore priten reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh i izoluar shiu mund të ndodhë edhe në viset tjera, por në përgjithësi parashikimi për viset tjera është se do të mbetet kryesisht thatë me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Edhe të hënën pritet mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell dhe rrallë në disa rajone priten riga lokale shiu. Nga e marta na pret mot kryesisht me diell, por jo shumë i nxehtë./Meteoballkan