Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Temperaturat minimale dhe maksimale nuk do të kenë dallim të madh dhe do të luhaten nga 5-7 ato minimalet deri në 11-12 Gradë C. ato maksimale.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Pas rrebesheve evntuale reshje pritet të ndërpriten përkohësisht. Në bregdet herë pas here priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i vranët dhe me reshje shiu nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i vranët, mjaft i freskët dhe herë pas here me reshje shiu në tërë rajonin tonë. Me uljen e temperaturave në malet më të larta mund të ketë edhe fjolla dëbore./Meteoballkan

Shpërndaje në: