Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite priten zhvillime të pakta dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu në disa zona të izoluara. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe në disa vise me zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive. Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër priten në lindje, juglindje dhe veriun e skajshëm të Shqipërisë. Po ashtu edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut nesër priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, pra jo-stabilitet kryesore nesër priten në zonat mes kufirit shqiptaro-maqedon dhe përreth. Në viset tjera të rajonit pritet mot kryesisht me diell dhe zhvillime të izoluara pasdite.

Nga e premta në tërë rajonin tonë do të fuqizohet ndikimi i masave ajrore ciklonike. Priten zhvillime të shpeshta të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë stuhi lokale me bubullima. Stuhi të herëpashershme me bubullima priten në Shqipëri duke përfshirë edhe zonat bregdetare, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore./MeteoBallkan

Shpërndaje në: